Largimi i Besa Shahinit, ja kush është ministrja e re e Arsimit

Besa Shahini është larguar nga detyra si ministre e Arsimit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, ndërsa këtë pozicion do ta marrë tashmë Evis Kushi.

Në një komunikim live në Facebook, ku ishin të pranishme ministrja e larguar dhe ministrja e re, Rama njoftoi qytetarët për vendimin në ditën e parë të shkollës.

“Jam , jo vetëm krenar, por edhe I nderuar që ke qenë bashkëpunëtorja ime. Të vlerësoj shumë për integritetin. Vlerësoj shumë për  gjithçka ke bërë.”, i drejtua kryeministri Besa Shahinit, e cila do largohet jo vetëm nga qeveria, por edhe nga Shqipëria.

Ndërkohë, Evis Kushi, deputete e PS në Elbasan tha se: “Është privilegj shumë e lartë, pas 7 vitesh në politikë të jem në ministri, përgjegjësi shumë e lartë.”

Largimi i Besa Shahinit, ja kush është ministrja e re e Arsimit 

Largimi i Besa Shahinit, ja kush është ministrja e re e Arsimit 

Largimi i Besa Shahinit, ja kush është ministrja e re e Arsimit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT