“Doni, s’doni ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi”, Gjiknuri i prerë ndaj opozitës në Këshillin Politik: Deri të premten sillni propozimet tuaja

Bashkëkryetari  i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në takimin e Këshillit Politik është shprehur se, tashmë ndryshimet kushtetuese janë në fuqi.

Gjiknuri tha se tashmë institucionet duhet të kenë bazën ligjore të plotë për zgjedhjet.

“Ndryshimet kushtetuese tashme janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditët e ardhshme, deri të Premten të sillni propozimet tuaja për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedural i votimit për kandidatët në kushtet e listave te hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Nuk duhet humbur kohe. Duhet t’i japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet”, është shprehur Gjiknuri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT