Lushnjë, fermerët protestojnë për mos-shitjen e rrushit, në fund ia shpërndajnë falas kalimtarëve

Fermerët e qytetit të Lushnjës ditën e sotme kanë dalë në protestë për mos-shitjen e rrushit në treg.
Ata janë rreshtuar në rrugë dhe për pak kohë nuk kanë lejuar qarkullimin e mjeteve. Duke mos pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore dhe të lënë në baltë, ata kanë menduar që të bëjnë një gjest simbolik shumë të veçantë.
Në fund të protestës, të gjithë fermerët ia kanë dhënë falas rrushin kalimtarëve. Ata i kanë falenderuar dhe i kanë uruar sa më shumë prodhim në tokat e tyre.
Shihni videon e mëposhtme: