“Hidhen themelet për marrëveshjen e detit”/ Mediat greke zbulojnë detaje nga takimi Rama-Mitsotakis

Pas takimit të zhvilluar dje në Turqi me presidentin Rexhep Taip Erdogan, kryeministri Edi Rama do të takohet sonte në një darkë pune më homologun grek. Kyriakos Mitsotakis.
Sipas mediave të vendit fqinj, Rama dhe Mitsotakis do të diskutojnë për çështjet e mbetura pezull, duke theksuar se pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e detit.
Ndërsa, ditën e nesërme Rama do të marrë pjesë në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia.
Në të njëjtin panel do të ndodhen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, e cila ishte dhe një prej nënshkrueseve të marrëveshjes detare të 2009, sot deputete e partisë qeverisëse, Dora Bakojani dhe ish-ministri i Jashtëm i Greqisë me partinë SYRIZA, Jorgos Katrugalos.