Drejtesi qesharake/ Per 613 kg kokainë në portin e Durrësit, Çekaj dënohet me 14 vite burg

Pas një seance që ka zgjatur më shumë se 10 orë, Gjykata kundër krimit dhe korrupsionit ka dënuar me 14 vite burg Arbër Çekajn, të akuzuar për sasinë prej 613 kg kokainë.

Gjithashtu togat e zeza dënuan me 8 vite e 8 muaj burg, shoferin e kamionit që transportoi kontenierët nga Porti i Durrësit drejt kompanisë “Arbri Gardën”, Armando Pezakun, ndërsa menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj u dënua me 10 vite e 8 muaj burg.

Prokuroria akuzon Çekajn, si organizator të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.

Lënda narkotike u zbulua në shkurt të 2018-tës në maminas, pasi ishte fshehur në konteniert me banane që ishin porositur nga Çekaj. Në seancën e së martës që u zhvillua me dyer të mbyllura Çekaj tha se prokuroria dhe policia urdhëruan ndërprerjen e operacionit, me qëllim fshehjen e trafikantëve të vërtetë, duke mohuar edhe akuzat.

Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal. Sasia rekord e kokainës u sekuestrua nga policia pas operacionit LAST SNOW dhe nëse ajo do dilte në treg kapte vlerën e rreth 180 milionë eurove.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT