“Erdogan nuk është antigrek”/ Rama flet për konfliktin mes Greqisë dhe Turqisë

Gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga “The Economist” në Athinë, kryeministri Edi Rama foli edhe për konfliktin Turqi-Greqi.
Ai theksoi se lideri turk, Rexhep Taip Erdogan nuk është anti-grek, duke theksuar se nëse ka vullnetet gjendet edhe zgjidhja.
“Presidenti turk nuk është një person antigrek dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që kur ka një vullnet, ka një zgjidhje, dialog i mirëfilltë.
Jam 100% i bindur që marrëdhëniet konstruktive greko-turke mund të jenë një vlerë e shtuar në të gjithë Europën. Greqia është vendi për të qenë ndërmjetësi i ndershëm për këtë”, deklaroi Rama.