“Grekët duan të përfitojnë sa më shumë nga një vend inferior me ta”

Analisti Mustafa Nano ishte sot i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel ku foli për takimin e Ramës në Greqi dhe ndryshimet në qeverinë shqiptare.
Lidhur me debatin që Rama pati me ish-ministren e Jashtme, Dora Bakoyannis, për ndërhyrjen e palëve të treta si mundësi të zgjidhjes së çështjes së detit, analisti tha se grekët duan të përfitojnë sa më shumë nga një vend inferior me ta.
“Grekët duan të përfitojnë sa më shumë nga një vend që është inferior me ta. Një takim i dizajnuar për të provokuar që grekët i ka nervozuar.
Ne nuk kemi bërë marrëveshjen më të mirë të mundshme, grekët do të dalin më të fituar se ne, por është marrëveshje shumë më e mirë se ajo e mëparshmja. Është një vizitë inteligjente,” tha Nano.