‘Bomba’ e Kreshnik Spahiut: Kush janë 12 deputetët me shtetësi greke në Parlamentin shqiptar?!

Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuqezi ka deklaruar mbrëmë në Top Channel, në emisionin “Open” se 12 deputetë shqiptarë kanë kombësinë greke.

Spahiu i është referuar një deklarate të tijën në vitin 2013 ku pati denoncuar edhe vendimet e gjykatave shqiptare, sidomos në disa rrethe të jugut që kanë dhënë akte për ndryshimin e shtetësisë në mënyrë të paligjshme.

Referuar deklaratës së atëhershme të Kreshnik Spahiut, deputetët që kanë kombësi greke në atë kohë ishin, Spiro Ksera i PD-së, ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka i PD-së, gjithashtu ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Luiza Xhuvani e PS-së, Vasilika Hysi e PS-së, Vangjel Tavo i LSI-së, Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së, Andrea Marto i PS-së, Anastas Angjeli i PS-së, ish-ministër i Financave dhe Viktor Gumi i PD-së, ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.

Nga këto emra vijojnë të jenë aktualisht deputetë: Anastas Angjeli, Andrea Marto, Vasilika Hysi, ndërsa Vangjel Dule e Vangjel Tavo kanë djegur mandatet.

Ndërkaq, nga deputetët e ardhur rishtas nga listat rezervë janë shtuar në Parlamentin shqiptar 2 deputetë me kombësi greke, përkatësisht: Artemis Malo e PS-së dhe Ligoraq Karamelo, i ardhur nga listat rezervë të Partisë Demokratike.

Tetë vjet më parë, Spahiu tenoncoi se në gjykatat shqiptare janë bërë rreth 1000 kërkesa të qytetarëve shqiptarë të cilët kërkojnë ndryshimin e kombësisë, më së shumti nga ajo shqiptare në atë greke.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT