“Kokaina ka pushtuar gjithë Tiranën”, Adi Pojani u bën thirrje prindërve: Mësoni si reagon fëmija…

Droga mbetet një nga shqetësimet më të mëdha të shoqërisë shqiptare. E pikërisht për këtë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

I ftuar në studio për të folur për këtë temë shqetësuese ishte ish-banori i “Big Brother Albania”, Adi Pojani. Ky i fundit u bë i njohur në këtë reality show, nëpërmjet historisë së tij personale me drogën. Përpara se të ishte pjesë e këtij realiteti, Adi ka jetuar për 15 vjet si përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.

Gjatë bisedës në studio, Adi u shpreh “droga është një nga dramat më të mëdha që njeriut mund t’i ndodhë”. Ai shtoi gjithashtu se, “drogat e forta lihen në mënyra të forta”. “Eksperienca ime është shkolla më e mirë për të folur. Historia ime është thënë këtu e 10 vite më parë .Unë isha në burg dhe ishte mënyra më e mirë pasi nuk kish ku ta merrja”, vijoi ai.

Madje Adi u shpreh se kokaina po “pushton” gjithë Tiranën dh u bëri një thirrje të gjithë prindërve. “U drejtohem prindërve që të mbajnë fëmijët afër dhe që të kuptojnë të gjitha lëvizjet e tyre. Nuk kam asnjë problem me trafikantët, ata rrezikojnë për të fituar para. Por mesazhet më të mira u jepen prindërve, të cilët thonë që janë gjatë gjithë kohës në punë. Duhet të mësojë se si reagon fëmija sot nga nesër, çdo ditë. Duhet t’i mbajnë afër e të kuptojë çdo lëvizje të tyre”, vijoi Pojani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT