‘Ikën Loli vjen Coli’/ Basha: Kam reflektuar, do pasurojmë popullin. Ja dy qëllimet e programit të PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha pranoi gabimet e partisë së tij në të shkuarën, ndërsa tha se ka një vizion të ri për qeverisjen.

Nga emisioni OPINION, kryedemokrati tha se 7 vjet në opozitë kanë mjaftuar që ai të krijojë një vizion të qartë, ndërsa tregoi edhe dy qëllimet kryesore të programit të tij politikl; krijimi i një shtresë të mesme qytetare dhe kthimi i institucioneve tek qytetarët, shkruan SHQIP.

Pjesë nga biseda

Fevziu: Shumë qytetarë mendojnë se ikën Coli vjen Loli, të gjithë politikanët janë bashkëfajtorë për situatën. Pse duhet të votoheni ju dhe Kryemadhi?

Basha: Pas 7 vitesh në opozitë, PD ka reflektuar për gabimet e bëra. Unë kam kërkuar ndjesë për gabimet e bëra. Këto 7 vite unë kam hartuar një vizion të ri për Shqipërinë.

Dy qëllimet kryesore të programit tonë politik janë; krijimi i një shtresë të mesme qytetare dhe kthimi i institucioneve tek qytetarët. Shtresë e mesme janë ata individë që kanë mbi 1 mln lekë të ardhura në muaj. Vetëm 20 mijë shqiptarë marrin mbi 1 mln. Kemi një shtresë të mesme hije.

Shtresa e mesme është stabiliteti i shoqërisë, është garancia për demokracinë dhe garancia për zhvillimin ekonomik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT