A kandidojë për deputet në listat e PD? Basha zbulon fatin e Sali Berishës (VIDEO)

Lulzim Basha ka konfirmuar se ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë sërish kandidat për deputet i Partisë Demokratike.
Nga studio e OPINION, Basha nuk tha se ku do të kandidojë ish-lideri historik i PD, duke e lënë në dëshirë të Berishës zgjedhjen e vendit.
Pjesë nga biseda
Fevziu: A do jetë Berisha kandidat i PD për deputet?
Basha: PO!
Fevziu: Në cilin qytet?
Basha: Ku të dojë?
Fakti që Sali Berisha vijon të ketë privilegje të tilla, tregon se lideri i PD, Lulzim Basha vijon të jetë peng i ish-kryeministrit.