“Taksa për biznesin e vogël, 0.5% e xhiros vjetore”, Basha shpalos planin ekonomik: Do rikthejmë…

Lulzim Basha do të rikthejë taksën e sheshtë nëse zgjidhet si kryeminstër i Shqipërisë.
Teksa foli në OPINION për programin ekonomik të PD, Basha tha se një trajtim të veçantë do të ketë për biznesin e vogël, i cili do të paguajë vetëm 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë taksë tjetër.
“Taksa 9% është një angazhim tashmë. Nuk është premtim. Ky është programi i PD-së dhe taksa e sheshtë është element thelbësor i panegociueshëm.Ndërkohë, duke sqaruar më tej mënyrën e taksimit të të ardhurave personale dhe biznesit të vogël
300 mijë lekëshi është pa taksa dhe mbi 300 mijë leke taksa do të jetë 9% për të ardhurat personale, për tatimin mbi biznesin, për sigurimet shoqërore. Biznesi i vogël kemi një trajtim tjetër. Do klasifikohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 140 milionë lekë të vjetra dhe do paguajë një taksë të vetme që është 0.5% e xhiros vjetore dhe asnjë lloj tatimi tjetër qendror ose lokal. E gjithë kjo pjesë e taksës do t’i dedikohet pushtetit vendor, por taksa të çmendura si taksa për shkollën apo tarifa të tjera që vjedhin qytetarët dhe biznesin, nuk do të ekzistojnë më”.