Meta paralajmëron PS për zgjedhjet: Vrima e vrimës së miut do t’ju duket shumë e madhe

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar Partinë Socialiste që të mos tentojë të prekë votat në zgjedhjet e 25 prillit.
Në konferencën e përjavshme për shtyp, Meta u shpreh se kush mendon se do fabrikojë shumicë “me ato mënyra që e dimë të gjithë, vrima e vrimës së miut do t’ju duket shumë e madhe”
“Mirë keq, ju e keni Presidentin, por edhe sikur mos ta kishit Presidentin, edhe sikur të kishin mbaruar burrat e Shqipërisë jam i sigurt se gratë e Shqipërisë, do ja kalonin grave të Bjellorusisë. Se kur ngrihen gratë e Bjellorusisë në një regjim diktatorial që nuk kanë provuar kurrë demokracinë, garat e Shqipërisë, atyre që duan t’ju bëjnë zezën Shqipërisë, do tu bëjnë atë që t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut. Mos u shqetësoni, Presidenti është këtu, nuk flemë gjumë, shpresoj që të gjithë ta kuptojnë që këto zgjedhjet janë domosdoshmori. Kushdo që mendon se do trembi popullin shqiptar se do fabrikojë shumicë, me ato mënyra që e dimë të gjithë, që e di gjithë bota, ta provojë. Presidenti nuk i thotë askujt të mos bëjë eksperimente, por me fatin e tyre të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar, sepse vrima e vrimës së miut do t’u duket shumë e madhe”, tha Meta.