A mund të bëhen marrëveshje dypalëshe me një shtet në gjendje lufte?!

Tani me grekun s’ka marrëveshje,
s’ka as të keqe-as të mirë,
mbas ikjes së qeverisë Cipras,
gjithë bisedimet kanë ngrirë!
Po greku për kufijtë detarë,
vetes së vet kot i bën zbor,
përse nxiton kaq shumë me detin,
kur nuk na njeh kufijtë tokësorë!?
Ajo s’na njeh kufijtë jugorë,
në shekuj kjo i paraprin,
Vorio-Epirin ata të gjorë,
e kanë në hartë gjer në Shkumbin!
Marrëveshja e Dymijë e Nëntës,
ku hodhën firmë më të këqinjtë,
grekut një copë të madhe deti,
ju dha në pjatë të florinjtë!
Për neve qe diskriminuse,
greku çfarë donte kishte ndrequr,
kur kishin shkuar Shtatëdhjet vjet,
dhe Ligji i Luftës s’ishte hequr!
Nuk pretendoj që dhe kaq mirë,
t’i di marrëdhëniet ndërkombëtare,
po me një shtet në gjendje lufte,
marrëveshje s’nënshkruhen fare!
Greku në Dymijë e Nëntën,
Salën dhe Lulin futi në thes,
dhe e nënshkroi atë marrëveshje,
se kishte shumë interes!
Thonë studime janë bërë aty,
nga shkencëtarë shumë të aftë,
dhe pikërisht ajo zonë,
ka pa hesap gaz edhe naftë!
Dhe vetëm për arin e zi,
kjo luftë u bë dhe dje dhe sot,
po nëse s’ka asgjë aty,
gjithë kjo energji harxhohet kot!
Pashë Bakojanin-ish ministren,
që me Lulashin ka nënshkruar,
nga anulimi i marrëveshjes,
dukej-qe shumë e pikëlluar!
Ndaj jam i bindur qind për qind,
edhe dekada po të shkojnë,
grekërit që për pak e kapën,
tjetër marrëveshje s’do kërkojnë!
Ata e quajnë fakt të kryer,
por s’e vënë dot në eficencë,
ndaj mos ju duket një shaka,
rikthimi i Salës në Presidencë!
Do të plotësojnë mozaikun,
do bëhen tok prapë miqtë e vjetër,
do ngjallin të Dymijë e Nëntës,
sepse s’ju duhet marrëveshje tjetër!
Dikush kërkon një palë të tretë,
po kjo do mbetet thjeshtë ide,
se greku do veç Dymijë e Nëntën,
dhe nuk synojnë asnjë të re!
Me grekun do kemi pa fund probleme,
gjersa të bëhet kufiri i detit,
ky është mision shumë i vështirë,
se greku s’na njeh kufijtë e shtetit!
Greku s’na njeh kufijtë e shtetit,
edhe të tjera-edhe të tjera,
që kur ka shpikur Kalin e Trojës,
greku është vend që s’di hilera!
A.DUKA