Rama mesazh Opozitës së bashkuar nga Gjermania: Mos humbni kohë siç e keni zakon, harrojeni se…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë në Gjermani për zhvillimet politike në vend.

Lidhur me akuzat e opozitës jashtëparlamentare se mazhoranca nuk e do hapjen e listave, kreu i qeverisë tha se propozimi i bërë nga qeveria nuk është shpikje, por i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike.

“Çdo propozim është i diskutueshëm, shpresoj që opozita jashtë-parlamentare të mos humbasë kohë, siç e ka zakon.

Sa më shumë humbet kohë aq më vështirë bëhet implementimi i këtij sistemi. Opozita është e mirëpritur të japë ide, por ta harrojë se mund të ndërpresë procesin,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT