Fredi Beleri: Rama po e dezinformon publikun që mos të ketë marrëveshje me greqinë. Turqia prapa tij, më 2009 e njihte Erdoganin

Fredi Beleri, kreu i PBDNJ në Himarë ka qenë në një lidhje me “Zoom” me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur mbi çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Për mendimin tim dhe shumicën e mediave greke nuk është rastësi vizita e kryeministrit Rama në dy shtete. Nuk besoj se Shqipëria dhe Greqia mund të firmosin një marrëveshje më të mirë se e 2009.

Atëherë kishte njohje me Erdoganin dhe me pjesë të tjera të shtetit turk Z. Rama. Nuk e them unë, por e thotë gjysma e sistemit politik shqiptar.

Mënyra si Rama po e trajton këtë çështje të lë për të dëshiruar, po e dezinformon opinionin publik në një mënyrë të tillë që mos të ketë marrëveshje. Besoj se Z. Rama vë interesin partiak mbi atë kombëtar”, tha Fredi Beleri.

“Nuk duhet demonizuar ndërhyrja e një shteti të tretë. Edhe unë e besoj që është Turqia nga mbrapa sepse ka interesa.

Fakti që Greqia na afrohet kaq shumë me ujëra territoriale, na ikën zona ekskluzive ekonomike dhe zona fundore e detit..

Çdo palë në Shqipëri që bën marrëveshje me Greqinë do quhet tradhëtare dhe çdo opozitë që e kundërshton do quhet patriote”, tha Arjan Çuri mbi këtë çështje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT