“Mësim online”, Kosova paralajmëron vendimin për mbylljen e shkollave

Në Kosovë, Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje të gjithë mësuesve dhe nxënësve që të kenë shumë kujdes në shkolla, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe personave të tjerë duke respektuar masat anti-COVID.

Sakaq, në deklaratën e shpërndarë për mediat ajo paralajmëron se nëse situata përkeqësohet në shkolla atëherë Ministria e Shëndetësisë do të marrë vendimin për mbylljen e tyre.

Pra, Ministria e Arsimit kërkon të respektohet protokolli në mënyrë maksimale dhe nuk heq mundësinë e mësimit online në në të ardhme të afërt.

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.

Prandaj, MASh kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASh”, thuhet në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT