Raporti/ Sa produktivë do të jenë fëmijët shqiptarë, niveli i koeficientit në Ballkan

Banka Botërore ka publikuar përditësimin më të fundit të Indeksit të Kapitalit Njerëzor, për të matur rezultatet e kapitalit njerëzor në mbarë botën para pandemisë.

Sipas këtij raporti, një fëmijë i lindur në Shqipëri sot do të jetë 63 për qind të produktivitetit të një të rrituri me arsim dhe shëndet të plotë.

Ky rezultat është më i ulët se mesatarja për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendror, por më i lartë se mesatarja për vendet që Banka Botërore i rendit në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Vendi ynë duket se qëndron më lart se Kosova, ku sipas Bankës Botërore, një fëmijë i lindur sot mund të arrijë 57 për qind të produktivitetit të një të rrituri me arsim dhe shëndet të plotë.

Ndërkohë, raporti për Maqedoninë e Veriut tregon se një fëmijë i lindur sot, do të arrijë 56% të produktivitetit të një të rrituri me arsim dhe shëndet të plotë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT