Meta paralajmëron Ramën për listat: Do ndëshkohet fort çdo manovër mashtruese që…

Presidenti Ilir Meta vijon sulmet ndaj maxhornacës, ndërsa ka paralajmëruar sot kryeministrin Edi Rama për listat.

Me një shënim në facebook, Meta shkruan se “çdo manovër mashtruese për të prishur në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e 5 qershorit, do ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët”.

Sipas Presidentit, qytetarët prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo “kukulla kryetarësh.

Postimi i plotë:

Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Mos kini frikë nga hapja e listave!

HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT