Drafti i PS-së, Meta thirrje qeverisë: Hapni listat, ose të në kundërt largohuni!

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar qeverisë Rama që të pranojë hapjen 100 të listave.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka theksuar se ose të vendosin pro listave të hapura ose të largohen nga qeveria.

“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave! HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI! “, shprehet Presidenti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT