Rikthehet konflikti/ Erdogan mbledh kabinetin: “Hajredin Pasha”, anija turke që do të nisë kërkimet në Mesdhe

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se më do të rinisin kërkimet Navetex në Mesdhe, duke dhënë kështu sinjale për rikthimin e konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë.
Sipas medieve turke, “Turqia shpalli një Navtex (alarm lundrimi – NAVigational TEleX) të ri për anijen e sondimit “Barbaros Hayreddin Pasa”, për punimet që do të zhvillohen deri më 18 tetor. Sipas kësaj misioni i anijes do të zgjasë një muaj nga data 18 shtator më 18 tetor.
Anija e sondimit “Barbaros Hayreddin Pasha”, (Hajredin Pasha mjekërkuqi) me anijet “Tanux-1” dhe “Apollo Moon” do të zhvillojnë punimet sizmike në rajonin e shpallur në det të hapur të Qipros në Mesdheun Lindor.
Anija e kërkimit mban emrin e Hajredin Pashës, admiralit turk të marinës, i cili në vitin 1533 në kohën e Perandorisë Osmane. Ai është vëllai i Oruç Reis, një tjetër admiral, për të cilën aktualisht Turqia i vendosi emrin tjetër të anijes së kërkimit.
Rikthimi i kërkimeve pritet të rindezë konfliktin me Greqinë, ndërsa presidenti turk ka bërë të ditur lëvizjen e radhës. Ai sot do të mbledhë kabinetin presidencial për të diskutuar mbi situatën në Mesdheun Lindor.
Sipas TRT, televizionit turk, takimi në Kompleksin Presidencial do të fokusohet kryesisht tek zhvillimet në Mesdheun Lindor. Në mbledhjen e Kabinetit Presidencial do të vlerësohen rezultatet e hapave të fundit të Ankarasë për të reduktuar tensionin, masat që mund të ndërmerren në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri pas rritjes së numrit të rasteve kohëve të fundit, bisedimet e realizuara nga delegacionet turke me homologët e tyre në lidhje me Libinë e Sirinë, lufta kundër terrorizmit, si dhe zhvillimet në fushën e ekonomisë. Presidenti Erdogan pritet të bëjë një deklaratë pas takimit.