Rama zbulon shifrën, ja sa do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rritjen e pagavë për mjekët dhe infermierët, duke folur edhe me shifra.
Teksa ka qenë në një vizitë në maternitetin e ri të Beratit, kryeministri është shprehur se pagat për stafin mjekësor do të rriten me 40%.
Shifër kjo që për kryeministrin e vendit është mjaft e konsiderueshme.
“Janë projekte shumë cilësore. Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë për pagat e personelit shëndetësor. Do jetë rritje e konsiderueshme. Nuk e kemi ende shifrën finale por besoj se do arrijmë në 40%. Do kemi rritje 40%”, tha Rama.