VENDIMI/ Rama i jep Pension të Posaçëm Shtetëror, deputetit demokrat që ‘tradhtoi’ Bashën

Kryeministri Edi Rama ka miratuar dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për deputetin Koçi Tahiri.
Tahiri është deputet i parlamentit të Shqipërisë. Ai është pjesë e prurjeve të reja të PD në parlament pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve.
Tahiri refuzoi vendimin e partisë së tij dhe pranoi mandatin e deputetit, duke u bërë pjesë e parlamentit shqiptar.
Në CV në faqen e parlamentit, deputeti ka shkruar vetëm për ditëlindjen dhe vendlindjen dhe arsimin e lartë si agronom.
Ja vendimi i qeverisë
VENDIM Nr. 567, datë 8.7.2020 PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. KOÇI TAHIR TAHIRI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Koçi Tahir Tahiri, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTËR Edi Rama
JA CV e deputetit në faqen e parlamentit
Emër: Koçi
Atësia: Tahir
Mbiemri: Tahiri
Datëlindja: 23.06.1949
Vendlindja: Korçë
Arsimi:
I lartë, Agronomi
Gazeta Shqip