Një vit pas tërmetit/ Trauma e madhe që shkaktuan lëkundjet ende në mendjen e njerëzve (VIDEO)

Teksa vëmendja muajt e fundit është përqëndruar te shpërthimi i infeksionit Covid-19, tërmeti i një viti më parë në 21 shtator ende nuk është harruar.
Gjurmët kanë mbetur në muret e banesave tona si dhe frika bashkë me plasaritjet.
“Si ta harroj. Më lëkundte sa andej-këtej. Duke pastruar shkallën kam qenë. Me këto çarjet që nuk i kanë rregulluar si mund ta harrosh… tremben fëmijët sa herë i shohin. Mos ardhtë më ajo ditë. Gati na pushoi zemra. E mbaj mend , kam dalë me mamin e babin fjetëm në makinë…”, shprehen qytetarët.
“Shumë keq e kemi përjetuar, shumë frikë kishim,” thotë një qytetare tjetër.
“Tmerr i vërtetë, kemi frikë akoma, se ra një para dy ditësh,” shprehet një tjetër.
“Kam pasur shumë frikë, dolëm me mamin dhe babin dhe fjetëm në makinë,” tha një fëmijë.