Delegacioni i SHBA-së mbërrin në Prishtinë, nis takimi i Hotit me Grenell

Ka mbërritur në Kosovë delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kryesohet nga Richard Grenell.
Grenell u prit nga Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me vartësit e tij.
Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përbëhet nga shefi i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, po ashtu në delegacion janë përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM) si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.
Kjo vizitë e Grenell në Prishtinë, vjen dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e presentit Donald Trump, Serbia dhe Kosova nënshkruan dy marrëveshje.
Grenell përmes një postimi në Tëitter ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në prioritetet kryesore të Administratës Trump.