Thaçi përshendet nëshkrimin me delegacionin amerikan të deklaratës përbashkët, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës Hahsim Thaci dhe i dërguari special për Kosovën ambasadori Grenell nënshkruan sot në Prishtinë deklaratën e përbashkët, e cila garanton normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklartatë të tij Presidenti Thaci përshëndeti nënshkrimin e kësja marrëveshje duke e quajtur historike.

“Kosova dhe SHBA-ja sapo nënshkruan deklaratën e përbashkët, e cila garanton normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për kontributin e jashtëzakonshëm në arritjen e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin Richard Grenell e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave. Shpreh mirenjohje të thellë për rolin udhëheqës dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-së për liri, zhvillim ekonomik në Kosovë dhe paqe e stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor” shkruan Thaci.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT