Lopët e sëmura nga Serbia, përfundonin në fabrikat e mishit të këtyre qyteteve të Kosovës

Janë publikuar dosjet e Prokurorisë së Gjilanit e cila shpalos gjithë organizimin e kontrabandës me mallra, organizimin e skemave priamidale e bizhozit të paligjshëm në rastin Karaçeva.
Në këto dosje të Prokurorisë për 33 personat e arrestuar në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë, janë dhënë detaje se si kishte funksionuar ky grup i dyshuar për vepra të ndryshme të kundërligjshme.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan një muaj paraburgim për 33 personat e arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë dhe Inspektoratit Policor të premtën në mbrëmje.
Aty bëhen të ditura dyshimet e organit të akuzës për personat e arrestuar pas një hetimi të gjatë të Prokurorisë dhe IPK-së.
Që nga viti i kaluar, nën masa të fshehta, Prokuroria e Gjilan, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, Divizionin kundër Kriimit të Organizuar dhe Korrupsion dhe Policia e Kosovës, kanë hetuar të dyshuarit të cilët në mënyra ilegale kontrabandonin kafshë nga Serbia në Kosovë.
Kontrabandimi bëhej përmes rrugëve ilegale duke i futur fillimisht në rajonin e Kamenicës përmes vijës kufitare përmes transportit me kamionë, traktor por edhe me këmbë, ku më pas bëhej distribuimi i tyre.
Kafshët më pas përfundonin në thertore apo fabrika për prodhimin e mishit si në Gjilan, Prizren, Gjakovë, Suharekë, Podujevë, Prishtinë dhe të tjera vende.
