VIDEO/ Historitë e Artan Hoxhës me hashash, marrin “jehonë ndërkombëtare”

Gazetari Artan Hoxha është kthyer në pikë referimi për mediat se herë që ka ngjarje kriminale në Shqipëri.

Madje, në rrjetet sociale flitet për “rritje në bursë të gazetarit”, pasi është e pamundur që ai të mos jetë i pranishëm në televizione në rastet e vrasjeve, atentateve apo shkatërrimit të grupeve të caktuara kriminale.

Por gjuha e tij e ashpër, ku flet për shqiptarët si kriminelë të rrezikshëm, që përdorin metoda të sofistikuara në vrasje, që drejtojnë krimin në vendet e mëdha të botës, nuk merr miratimin e qytetarëve.

Në një video të publikuar në JOQ, një emigrant shqiptar në Itali, e ka ironizuar gazetarin, teksa publikon pamje nga një parcelë me kanabis.

“Kjo video është për Artan Hoxhën”, thotë qytetari, teksa i kujton gazetarit denoncimet për parcelat me hashash në Shqipëri dhe kritikat që bën ndaj tyre.

“Mirëmëngjes nga Italia. Ndodhemi në zonën e Vicenzës, duke pirë kafe dhe afër kemi parcelën 3 mujorshe që e kanë mbjellë italianët, ose nuk e di se kush e ka mbjellë, ça rrace janë, por era e barit e mbyt erën e kafes. Dhe kjo video është për Artan Hoxhën që rri duke kritikuar shqiptarët, jo Fushë Kruja, jo Vlora, jo Lazarati. Italiani nuk do t’ia dijë farë, mes rrugës së madhe, ngjitur me lokalin ka mbjellë. Hajt ju rujt Zoti ju shqiptarëve se italianët e kanë në terezi.”, thotë në video shqiptari.

Në fakt krimi është nje fenomen botëror dhe natyrisht edhe Shqipëria ka elementët e saj kriminal. Por etiketimet e shqiptarëve si “drejtuesit e bandave në Britani, kokat e trafikut të drogës nga Amerika Latine” etj, nuk i bëjnë nder vendin.

Sepse së pari shqiptarët nuk janë drejtuesit e krimit në botë dhe së dyti kjo mund të përdoret në disfavorin tonë. Shembullin më të freskët kemi Holandën, ku pavarësisht se kriminelët shqiptarë ishin në shifra të papërfillshme, ata kanë shfaqur pengesa të vazhdueshme për çeljen e negociatave dhe tentuan madje edhe bllokimin e lëvizjes së lirë.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT