Deputetja e Ramushit: Kryeministri i Kosovës dhe Isa Mustafa t’i kërkojnë falje Edi Ramës

Deputetja e partisë së Ramush Haradinajt e AAK-sw, Donika Kadaj – Bujupi, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kreut të LDK-së Isa Mustafa se duhet t’i kërkojnë falje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kadaj-Bujupi, i referohet pikërisht minishenenit Ballkanik, që Kosovë e ka firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe e ka konfirmuar edhe mbrëmë, ndërkohë që një vit më para Hoti e Mustafa sulmuan ashpër Edi Ramën se po i fuste në një “Jugosllavi të re”

“Hoti kishte dalë para Kuvendit duke thënë mos spekuloni se nuk do t’i bashkohemi asesi Minishengenit. Bënin edhe analiza ekonomike duke treguar pse nuk bën t’i bashkohemi kësaj mini-Jugosllavie të Ramës ndërsa tash vetë e nënshkruan”, tha ajo.

“Kishin folur shumë kundër këtij plani. E kishin etiketuar kryeministrin Rama më shumë emra të ndryshëm si tradhtar e kështu me radhë. E kishin quajtur projekt jugosllav ndërsa tash vetë e lidhën marrëveshjen. Më e pakta që duhet të bëjnë është të kërkojnë falje ndaj Edi Ramës”, ka shtuar ajo.

Një vit më parë në Kosovë, por edhe tek ne u bë një zhurmë e madhe për minishengenin dhe në takimin që u zhvillua në Durrës, krerët e Kosovës e bojkotuan.

Ndërkaq, si në marrëveshjen e firmosur në prani të Presidentit Trump, si në atë që u firmos mbrëmë me Grenell, çështja e minishengenit ishte kryesore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT