Fëmijët shqiptarë në kampin “Al Hol”, Lleshaj vizitë blic në Liban takon dhe shefin e Sigurisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë në Liban, e cila ka për qëllim riatdhesimin e fëmijëve dhe grave shqiptare që ndodhen kampin “Al Hol” në Siri.

Top Channel duke iu referuar medias në Liban raporton se për këtë qëllim Lleshaj ka biseduar me homologun e tij. Ndërkohë, bëhet e ditur se sot është takuar me Gjeneralin Abas Ibrahim, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për çështjet e sigurisë.

Fotot e takimit janë publikuar në faqen zyrtare të ushtrisë së Libanit. Për vetë sensibilitetin e çështjesh nuk jepet asnjë detaj se çfarë ndihme ka premtuar Gjenerali Abas Ibrahim. Top Channel ka mësuar se kjo vizitë është duke u zhvilluar nën masa të forta sigurie.

Kjo është hera e dytë që ministri Lleshaj, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano qëndrojnë në Liban. Disa muaj më parë ata iu bashkuan përpjekjeve për të riatdhesuar Alvin Berishën.

Fëmijët shqiptarë në kampin “Al Hol”, Lleshaj

Fëmijët shqiptarë në kampin “Al Hol”, Lleshaj

Back to top button
LAJMET E FUNDIT