Gjiknuri zbulon sa vota i duhen nga listat e hapura për t’u bërë deputet: Me fanelën e partisë nuk mund të…

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ndërsa foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sqaroi edhe mënyrën e kandidimit dhe përzgjedhjen e kandidatëve.
I ftuar në emisionin “Top Tolk”, ai u shpreh se nëse një individ, ka aq popullaritet sa të grumbullojë 9 mijë vota që duhen për një mandat, mund të kandidojë edhe pa pëlqimin e kryetarit të partisë.
Gjiknuri u shpreh se megjithatë, nëse një kandidat garon me fanellën e një partie, duhet të pranojë edhe dividentin e saj.
“Partitë janë institucione, kryetari i partisë i merr parasysh faktorët politikë, nuk bën njeri vetëvrasje politike. Njerëzit që kanë peshë të gjithë duhet t’i thithin dhe kryetarët e partisë vlerësojë çfarë përfaqësojnë këta. Renditjen që bën kryetari, mundohet të fusë një ekip që të thithë sa më shuam vota. Ka një metodë korrigjuese. Një njeri që merr 9 mijë vota që është vota mestarare që do t’i takojë për një mandat, dmth që përfaqëson, se në një qark nëse ti ke vlera, pavarësisht se nuk të do kryetari i partisë, ke mundësi dhe po nuk të vuri kryetari i partisë, ti del i pavarur dhe nuk garon me logon e partisë. Është tjetër gjë të kandidosh me fanellën time dhe tjetër me emrin tënd. Po ke aq vota si individ, dil vetëm, po do shkosh me fanellën time, do pranosh dhe dividentin tim. Ai që vjen me markën e njohur ka një benefit”, tha Gjiknuri.