Imuniteti i tufës, ja vendi i parë që e arrin, shkencëtarët: Si i ndihmuan masat e buta të izolimit

Suedia ka mundur koronavirusin duke refuzuar mbylljen e vendit dhe ka arritur imunitetin e tufës, sipas një eksperti.

Kombi Skandinav ishte i vetmi vend në Evropë që nuk mori masa të rrepta bllokimi në fillim të pandemisë.

Por shkencëtarët besojnë se kjo mund ta ketë ndihmuar atë të shmangë një valë të dytë të Covid-19 pasi vazhdon të regjistrojë numrin më të ulët të rasteve që nga Marsi, me vetëm 28 infeksione për 100,000 njerëz.

Profesori Kim Sneppen, një ekspert në përhapjen e koronavirusit në Institutin Niels Bohr në Kopenhagë, tha se Suedia mund të ketë mundur pandeminë.

“Ka disa prova që suedezët kanë krijuar një shkallë të imunitetit ndaj virusit, e cila, së bashku me atë që po bëjnë për të ndaluar përhapjen, është e mjaftueshme për të kontrolluar sëmundjen. Epidemi atje ka mbaruar”, tha ai.

Suedia fillimisht u kritikua në fillim të shpërthimit pasi regjistroi një rritje të shkallës së vdekshmërisë e cila ishte pesë herë më e madhe se ajo e Danimarkës dhe dhjetë herë sa ajo e Norvegjisë dhe Finlandës.

Numri i vdekjeve për 24 orë arriti kulmin në prill me 115 viktima.

Por mesatarja e saj shtatë ditore për vdekjet e lidhura me koronavirusin është tani zero.

Epidemiologu shtetëror suedez Anders Tegnell, i cili është bërë fytyra e strategjisë pa bllokim, tha në një intervistë të fundit se masat vullnetare të higjienës ishin ‘po aq efektive’ sa mbylljet e plota.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT