Serbë dhe amerikanë këndojnë bashkë, Grenell nxjerr videon me Vuçiç nga Beogradi

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti.

Në një video që ka shpërndarë Grenell në Twitter shihet një atmosferë e ngrohtë e me buzëqeshje të shumta në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan.

“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell.

Grenell së bashku me delegacionin e SHBA-së ka vizituar të hënën Kosovën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT