“Sfida jonë, paga minimale 30 mijë lekë”/ Rama: Rritje masive të rrogave për mjekët

Kryeministri Edi Rama prezantoi skemën e re sociale të qeverisë, e cila i vjen në ndihmë personave që mbeten ende papunë për shkak të epidemisë së COVID-19.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama tha se Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë.

Rama tha se javën tjetër do deklarojnë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit janë në fokus maksimal.

“Pikërisht se kemi bërë reforma, kemi ecur me durim, jemi sot në kushtet ku mund të vazhdojmë të realizojmë objektivat. Në javën e ardhshme mund të publikojmë rritjen masive të rrogave për mjekët. Mjekët dhe mësuesit i kemi në fokus”, tha Rama.

Më tej shtoi: “Jemi përpara një pasqyre domethënë të raporteve mes këtyre viteve të qeverisje sonë dhe trashëgimisë shumë të rëndë të viteve të mëparshme. Është e zeza mbi të bardhë se rritja ekonomike dhe punësimi janë rritur.

Më parë punësimi ishte vetëm përmes zyrave të partisë, të bënte mjekë, pastrues e roje. Sot ne kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem dhe të gjitha rrjeteve të punës që përdorin zyrat e punës që të kenë ndërmjetësues për të punësuar. Ka ardhur duke u zgjedhuar pjesa e arsimit profesional që ishte tërësisht inekzistente.

Ndërkohë që sot kemi me mijëra që janë formuar në shkollat profesionale dhe kanë një akse më të shpejtë në tregun e punës. Me 11.2 % regjistruam nivelin më të ulët sipas BB të papunësisë në rajon.

Sot kemi nevojë të vlerësojmë goditjen nga COVID-19, e dimë se dy paketat për t’u garantuar punëdhënësve një lehtësim dhe mosndërprerje të të ardhura dhe pezullimit të aktivitetit kanë funksionuar, pagat e luftës kanë funksionuar, ndërkohë që hapja graduale e vendit ka bërë që nga qershori 20 mijë nga 33 mijë persona që humbën vendin e punës të punësohen.

Përveç rritjes së punësimit, kjo skemë redukton edhe punën në të zezë. Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë”, tha Rama

Back to top button
LAJMET E FUNDIT