“Mjaft me drejtimin e gabuar të korrupsionit”/ Meta reagon pas raportit për azilantët shqiptarë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të një raporti për numrin e azilantëve shqiptarë në Evropë.

Sipas tij, hapi i pari për rikthimin në Drejtimin e Duhur (Slogani i përdorur nga PS në zgjedhjet lokale të 2015) të vend, është duke respektuar marrëveshjen e 5 qershorit.

“Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë”, apelon ai.

Postimi i Metës

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE.

“Mjaft me drejtimin e gabuar të korrupsionit”/ Meta reagon pas

Back to top button
LAJMET E FUNDIT