Kushtet e sigurisë dh epagat/ Mjekët paralajmërojnë protestë para QSUT, Policia i refuzon kërkesën

Mjekët kanë paralajmërua protestë ditën e nesërme, në orën 10:00, para oborrit të QSUT.
Ata kanë kërkuar leje nga Policia e Tiranës, por kjo e fundit ja ka mohuar nën gjë të tillë, për shkak se tubimet nuk lejon si pasojë e situatës me pandeminë.
Nëpërmjet një njoftimi, bëhet me dije se protesta ka për qëllim llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për paga më të larta, kushte sigurie dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.
Njoftimi i plotë i SPShSh:
Ju lutem gjeni bashkëngjitur njoftimin për shtyp të Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, SPSHSH, të cilët do të organizojnë një protestë një orëshe ditën e Enjte, më 24 shtator 2020, ora 10:00, në sheshin para spitalit nr. 1, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.
Protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.