Meta sulmon Ramën: Mos devijo asnjë milimetër nga “5 qershori”, hap listat 100% të rikthejmë sovranitetin në duart e popullit

Presidenti Ilir Meta merr “drejtimin” e opozitës, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kërkuar prej tij të mos lëvizë nga marrëveshja e 5 qershorit.

Duke kërkuar hapjen e listave 100%, Meta lëshon mesazhin se duhet të rikthehet sovraniteti në duart e popullit.

“Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!

Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!??”, shkruan Meta në rrjetin social.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT