Paralajmërimi për protestë/ Rama pret mjekët në kryeministri, ja 4 kërkesat e tyre

Një grup prej 4 mjekësh po zhvillojnë një takim në kryeministri  me kreun e qeverisë Edi Rama.

Ndëkohë, mësohet se e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT, Enkel Joti.

Takimi me Ramën vjen pas protestës që paralajmëruan për sot në orën 10:00 në QSUT, edhe pse policia nuk u dha leje.

Kërkesat e mjekëve

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Paralajmërimi për protestë/ Rama pret mjekët në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT