Rudina Hajdari shpërthen kundër deputetëve: Jeni zhytur në luks, shqiptarët po vuajnë për bukë

Në fjalën e mbajtur gjatë seancës plenare, deputetja Rudina Hajdari ka shpërthyer kundër deputetëve të mazhorancës.
Ajo theksoi se ata jetojnë në luks, ndërkohë që shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës. Sipas Hajdarit, shqiptarët janë lodhur nga kjo elitë politike, pasi edhe pas 30 vitesh Shqipëria është vendi më i varfër në Europë.
“Ju kemi frikë nga qytetarët shqiptarë. Nuk u dilni dot të rinjve para, forcës së këtij vendi. Ju keni kohë që i keni braktisur qytetarët shqiptarë në këto 30 vite. Sepse jeta juaj është luksoze, me vila dhe orendi të shtrenjta, ndërkohë që pjesa dërrmuese e shqiptarëve nuk kanë lekë në xhep.
Pse i keni braktisur qytetarët shqiptarë? Ju shkoni nëpër spitalet e botës, jeni në rregull, fëmijët tuaj janë në rregull, fëmijët i shkolloi jashtë, ndërkohë që në Shqipëri diskutohet ende për ngrohjen në ambientet shkollore.
Ju vazhdoni e bëni atë që askush nuk ja ka bërë vendit të tij, ju jeni këtu ndërkohë që të rinjtë enden rrugëve të botës” , deklaroi Hajdari.