Qeveria merr parasysh katër kërkesat e mjekëve, çfarë ndodhi gjatë takimit në kryeminsitri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi pas takimit me një përfaqësi mjekësh në kryeministri se katër kërkesat e tyre do të merren parasysh dhe do të diskutohet në tryeza më të vogla nga java e ardhshme.

“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat e tyre. Kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar kërkesat e sindikatës. Takimet dhe tryezat e punës fillojnë javën që vjen. Po punojmë për të bërë më të mirë. Forca jonë më e madhë janë mjekët dhe infermierët. Do t’I dëgjojmë dhe do të marrim vendim. Do të vendosin ata për të ardhmen e tyre. Janë katër pika që do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla.”

“Hodhem bazat e para të një bashkëpunimi dhe krijuam një calendar për kërkesat tona. Do kemi grupet tona të punës, nga sindikata dhe qeveria. Do kemi një tavolinë tjetër dhe diskutime të tjera.”, tha njëri nga përfaqësuesit e sindikatës që ishte i pranishëm në takimin që u mbajt në kryeministri.

Kërkesat e mjekëve

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT