Ditë e mirë për shqiptarët/ Pas shumë kohësh asnjë i vdekur, 100 të shëruar nga Covid

Pas shumë javësh, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.
Gjithashtu ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë shëruar 100 persona nga virusi.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni.