Debati për listat dhe koalicionet/ Yuri Kim paralajmëron Bashën dhe Ramën: Do mbani përgjegjësi

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter lidhur debatet që ka përfshirë politikën për listat dhe koalicionet.

Yuri Kim i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur me marrëveshje mes palëve. Ajo vë theksin se çdo ndryshim i bërë përtej kësaj marrëveshjeje duhet bërë me mirëbesim.

“Ne i kujtojme kryeministrit Rama, Kreut te PD Basha dhe te gjithe drejtuesve te tjere per te gjitha angazhimet qe kane marre. Angazhimi, propozimet dhe kunderpropozimet duhet te jene ne mirebesim. SHBA gjithmone do t’ju mbeshtese por ju drejtuesit shqiptare jeni pala me pergjegjese” shkruan Kim.

Mesazhi i diplomates  amerikane  vjen ndërsa  Parlamenti do të votojë në 1 Tetor ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste dhe për të cilat ende nuk ka konsensus në Këshillin Politik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT