Tropoja e vjetër mbushet nga mbeturinat (Video)

Disa pamje të tmerrshme vijnë nga qyteti i Tropojës. Grumbuj të tërë mbetjesh, që nga qeset, frutat, kartonë, janë depozituara në ujërat e një lumi në këtë zonë.

Të gjithë jemi në dijeni të rrezikut që i kanoset mjedisit nga plastika dhe mbetje të tjera të dëmshme, të cilat krijojnë pasoja afatgjatë jo vetëm të natyra, por edhe të njeriu.

Plastika është një produktet e njeriut dhe që përdoret masivisht nga ne. Mbetjet e plastikës janë bërë shkak për shfaqjen e problemeve në kondensimin e ajrit dhe të proceseve të tjera fizike dhe kimike në tokë.

Për shkak të hedhjes së mbetjeve plastike në natyre, rrënjët e pemëve thahen, hasin në probleme në thithjen e ujit dhe lëndëve minerale dhe me kalimin e kohës bimët rriten shumë ngadalë për shkak të kufizimeve që krijojnë mbetjet plastike. Ky efekt është zinxhir, duke krijuar probleme madhore në të gjithë botën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT