Kuçova bazë e NATO-s, pakti 50 milionë euro në Parlament: Afati ku do të ndërtohet plotësisht

U duk se Kuçova do të kthehej në një pikë karburanti për avionët e NATO-s, por ajo do të jetë sërish një bazë e mirfilltë ushtarake. Aleanca më e fuqishme ushtarake, NATO do të ngrejë një bazë të saj në Shqipëri dhe për këtë u mendua që të jetë në Kuçovë. Një lajm që bëri bujë fillimisht, pasi instalimi i NATO-s në bazë ushtarake ajrore në Shqipëri, duke sjellë më tepër siguri jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin e brishtë të Ballkanit.

Por për ta konkretizuar një pakt të tillë me NATO-n duhet që të ketë një ratifikim në Parlament. Gazeta “Shqip” ka siguruar marrëveshjen e arritura mes qeverisë dhe NATO për investimin 50 milionë euro duke ia rikthyer shkëlqimin e dikurshëm të bazës ajrore që sot është si mos më keq.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim investimin nga NATO për implementimin e programit, i cili do të mundësojë modernizimin e bazës ajrore Kuçovë dhe kthimin e saj në një bazë ajrore taktike (TACAIR) të NATO-s. Rëndësia që ka ky projekt për vendin tonë vjen si pasojë se investimi është i gjithi me fondet e NATO-s, investim ky që mbart një vlerë prej afërsisht 50 000 000 eurosh. Ky investim dhe projekt janë të parët në llojin e vet që bëhen për vendin tonë. Investimi nga NATO për realizimin e projektit do të sjellë një rivitalizimin dhe modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës, si dhe kthimin e saj në një bazë ajrore taktike (TACAIR) të NATO-s, dhe vënien në përdorim të saj për NATO-n, duke qenë dhe një investim strategjik i NATO-s për Ballkanin”, thuhet në relacionin e siguruar nga Gazeta “Shqip”.

Më tej theksohet se “si pasojë e këtij investimi do të ndikohet pozitivisht dhe ekonomia e zonës, pasi do të prekë dhe banorët e bizneset në afërsi të bazës ajrore”.

Kuçova bazë e NATO-s, pakti 50 milionë euro në Parlament:

Sa do të zgjasin punimet e kur do të jetë baza gati?

Në bazë të marrëveshjes së firmosur janë parashikuar disa etapa për rindërtimin e bazës ushtarake. Për restaurimin e pistës do të shpenzohen 30 milionë euro, ndërsa 100 mijë euro do të jepen 100 mijë euro. Për sigurimin e mjediseve për depolitizimin dhe furnizimin me karburant për avionët do të jepen 8, 545,000 euro. Ndërsa 672 mijë euro do të jepen për sigurimin e qendrës kundëër avarive dhe zjarrit.

Një shumë jo e vogël do të shpenzohet për magazinat e municioneve që shkojnë në vlerën e 2 milionë eurove. Do jetë vetë Zyra e kryerjes së Tenderëve të NATO-s që do të merret me përzgjedhjen e firmave fituese, duke mos ia lënë në dorë qeverisë shqiptare.

Kuçova bazë e NATO-s, pakti 50 milionë euro në Parlament:

“Agjencia e NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimin (NSPA) do të dërgojë informacion në lidhje me Kontraktuesit shqiptarë që do të ofertojnë për përmbushjen e objektit të Marrëveshjes së Mbështetjes Teknike, i cili duhet të certifikohet nga autoritetet kompetente të MM-së shqiptare, për të qenë të përshtatshëm për tu përfshirë në Listën e Burimeve të NSPA-së. Nëse Kontraktuesit përdorin Nënkontraktues shqiptarë, atëherë pranohet se të gjithë nënkontraktuesit e propozuar duhet të aplikojnë tek MM-ja shqiptare në pajtim me Nenin 45 në Ligjin numër 9643, datë 20. 11. 2006 “Prokurimet Publike” dhe që do të vleftësohet nga MM-ja shqiptare.

Kuçova bazë e NATO-s, pakti 50 milionë euro në Parlament:

Me qëllim lehtësimin e vleftësimeve të tilla në kohë dhe si rrjedhojë maksimizimin e konkurrencës, Shqipëria do të kryejë vleftësimin e aplikimeve në një kohë të shpejtë dhe NSPA do të udhëzojë ofertues të mundshëm se Nënkontraktuesit nga Shqipëria duhet ti nënshtrohen vlerësimit pozitiv në kohën e paraqitjes së ofertës”, thuhet në relacionin që disponohet nga Gazeta “Shqip”.

Kuçova bazë e NATO-s, pakti 50 milionë euro në Parlament:

Kur do të jetë gati baza?

Punimet për bazën e re të NATO-s do të zgjaten në kohë dhe sipas asaj që është përllogariten të përfundojnë në nëntor të vitit 2023. Për restaurimin e pistës duhet të paktën disa muaj për të qenë gati në nëntor të vitit 2023. Ndërsa më i shpejtë në kohë do të jetë restaurimi i pistës së kontrollit së avionëve në nëntor të 2022-it.

Shqipëria dhe NATO përgjegjësitë për bazën e Kuçovës

Vendi ynë do të ketë përgjegjësitë, si më poshtë vijon:

– Të jetë koordinator teknik i projektit gjatë gjithë fazave të këtij projekti;

– Të rishikojë dhe të pranojë specifikimet teknike të propozuara nga NSPA-ja në lidhje me projektin;

– Të thërrasë dhe të drejtojë mbledhjet në lidhje me implementimin dhe progresin e projektit;

– Të kërkojë bashkëpunimin me strukturat kombëtare dhe ushtarake për të lehtësuar implementimin e projektit;

– Të kërkojë fonde te Komiteti i Investimeve, me mbështetjen e NSPA-së;

– Të jetë pikë lidhëse ndërmjet NSPA-së dhe strukturave kombëtare;

– Të marrë masat e nevojshme që të gjitha pajisjet/mallrat/materialet, të cilat do të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllimin specifik për përmbushjen e qëllimit të kësaj marrëveshjeje dhe implementimit të projektit, do të përjashtohen nga TVSH-ja, detyrimet doganore dhe taksat e tjera etj.

Detyrimet e NATO-NSPA-së janë, si më poshtë vijon:

– Të drejtojë aktivitetet për menaxhimin e qëllimit dhe të fondeve, në përputhje me punimet e aprovuara nga Komiteti i Investimeve;

– Të blejë dhe të menaxhojë shërbimet arkitekturore dhe inxhinierike për të finalizuar projektin, me autorizim të Komitetit të Investimeve dhe në përputhje me legjislacionin e brendshëm të Republikës së Shqipërisë;

– Të marrë dhe të menaxhojë supervizorë ndërtimi, siç është parashikuar në legjislacionin shqiptar;

– Të japë raportime periodike ndaj vendit pritës (Shqipërisë), në mënyrë që kjo e fundit të mbikëqyrë implementimin e projektit;

– Të hartojë raporte specifike për vendin pritës, të cilat do t’i dorëzohen Komitetit të Investimeve sipas kërkesave;

– Të marrë pjesë në takimet dhe rishikimet për implementimin e projektit të drejtuar nga koordinatori teknik i projektit;

– Të dërgojë informacion në lidhje me kontraktorët dhe nënkontraktorët shqiptarë, të cilët do të marrin pjesë në procedurat e prokurimit për përmbushjen e qëllimit të kësaj marrëveshjeje, në mënyrë që të verifikohen nga autoritetet kompetente të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për t’u bërë pjesë e listës së resurseve të NSPA-së.

Kuçova bazë e NATO-s, pakti 50 milionë euro në Parlament:

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT