‘Mandatin tjetër do priten ferrat..’/ Investimi i “fuqishëm” i bashkisë së Pogradecit (FOTOLAJM)

Foto: Investimi i Bashkisë)
Bashkia e Pogradecit e ka nisur ditën sot duke publikuar në Facebook, foto nga një investim “i fuqishëm”.
Bëhet fjalë për një urë me dërrasa, të cilës bashkia i ka hequr ato të kalburat dhe i ka vendosur dërrasa të reja dhe më pas i ka lyer edhe me bojë.
“Ura e Homçanit që lidh fshatin me lagjen Proga dhe shërben si rrugë kalimi për këmbësorët drejt Selcës Sipërme dhe Hoshteçës.”, thuhet në njoftimin e bashkisë në Facebook.
Gjithsesi, gjithë ky investim “strategjik”, është pa parmakë mbrojtës.
Sigurisht, në punën e përditshme të zyrës së shërbimeve ka dhjetëra investime të tilla, por shitja e tyre si histori suksesi nuk është veprimi i duhur.
Postimi ka marrë shumë kritika dhe është bërë viral në rrjet. Edhe reagimi i komentuesve ka qenë epik.
Ja disa prej komenteve:
– Gjithe qeverisja e rilindjes ne nje foto
– Mendova mos ishin gënjeshtër fotot dhe u futa ta verifikoja vete. Pse nuk thoni ju qe bashkia pogradec qenka mbushur me budallenj
-Mandatin e trete do prisni ferrat anash
– O zot rate telef duke ba foto..po i na bini zorret te fyti..per 3 metra ure pa parmake ju keni korrur sukses..Pika sufllaqes se bashkise.
-Turizmi vuuuu , tani ne Pogradec
-Investim i madh dhe me vend , sigurisht naj arkitekt i huaj e ka projektu kete mrekulli
-Se mos e bêjnê kalimin me pagese,gjith ky investim i madh hera pare ne histori një veper e tille
Ndërkohë rrjeti ka shpërthyer në meme:
©Copyright Gazeta Shqip