Arrestimi i Gucatit e bastisja e zyrave, shoqata e luftëtarëve të UÇK thërret mbledhje urgjente

Pas arrestimit të kreut të organizatës së veteranëve, Hysni Gucati,OVL-UÇK ka thirrur mbledhje urgjente. Mbledhja është njoftuar nëpërmjet një njoftimi që Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë në rrjetin social Facebook.
“Mbledhje urgjente e Kryesisë dhe e këshillit drejtues të OVL UÇK së në ora 15:00”, thuhet në njoftim.
Pas një aksioni në zyrat e veteranëve është arrestuar nga EULEX’i sot kreu i organizatës së veteranëve, Hysni Gucati.
Rreth 50 forca te armatosura deri në dhëmbë të Eulex bastisën zyrat e OVL-UÇK-së dhe arrestuan kreun e organizatës së veteranëve të luftës.