Eulex arreston kreun e shoqatës së veteranëve të luftës në Kosovë, do të dërgohet në Hagë

Kreu i OVL-së të UÇK-së, Hysni Gucati është arrestuar nga EULEX-i. Kështu ka deklaruar për Gazetën Express nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.

I njejti ka bërë të ditur se Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa, momentalisht është ende në zyrat e veteranëve. Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX-it.

Rreth 50 forca policore të Eulex bastisën zyrat.Një ditë më parë Eulex arrestoi Salih Mustafës dhe në ditët në vijim mund të shoqërohet edhe me arrestime të tjera. Këto lidhen me hetimet e nisura për krimet kundër njerëzimit që Haga ka shpallur në adresë të luftëtarëve të UÇK-së.

Eulex arreston kreun e shoqatës së veteranëve të luftës

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT