Protesta në Kosovë/ Kreu i veteranëve të UÇK me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët e EULEX dërgohet në Hagë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, sot është arrestuar nga Policia e EULEX-it.

Mediet fqinje publikojnë videon, që tregon momentet kur Gucati niset drejt Gjykatës Speciale në Hagë, ndonëse arsyet e këtij arrestimi ende nuk janë bërë publike.

Para zyrave të OVL e UÇK-së janë mbledhur qytetarë të shumtë në protestë masive, ndërsa në zyrat e veteranëve janë duke qëndruar pjesëtarë të EULEX-it të armatosur ‘gjer në dhëmbë’.

Më herët, avokati i OVL e UÇK-së, Tomë Gashi, ka konfirmuar arrestimin e tij, duke thënë se do të dërgohet në Hagë.

“Tani u arrestu nga policia e EULEX-it kryetari i OVL të UÇK, zoti Hysni Gucati dhe do të transferohet në Hague! Bastisjet po vazhdojnë!”, ka shkruar Gashi.

foto galeri

/e.rr

Back to top button
LAJMET E FUNDIT