“Liqeni i Ujmanit të marrë emrin e Trump”, eurodeputetja tallet me Grenell: Mos është shaka e 1 Prillit?

Liqeni i Ujmanit mund të quhet liqeni “Trump”. I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, thotë se palët janë dakord, por zyrtarë të Bashkimit Evropian nuk e mbështesin këtë ide.

Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, e cilëson si të pakuptimtë një ide të tillë dhe ngre dyshime se Kosova po përdoret për fushatën e Donald Trumpit, që po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Është gjë sot 1 prilli? Si mundet që dikush të japë diçka të tillë në shenjë mirënjohjeje për marrëveshjen? Thjesht pjesë e fushatës së Trumpit”, shkruan evrodeputetja gjermane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT