Moti i keq/ Erërat e forta shkulin pemët, shkatërrohen disa makina në Shkodër (FOTOT)

Era e fortë gjatë mbrëmjes së kaluar ka rrëzuar dhjetëra pemë disa vjeçare në zonën e Shkodrës.

Dëmi më i madh është shkaktuar në unazën Perëndimore të qytetit ku pemët janë rrëzuar duke dëmtuar edhe disa makina.

Sa i përket reshjeve të shiut, ato nuk kanë shkaktuar probleme në të gjithë qarkun. Niveli ujit në hidrocentralet mbi lumin Drin, është i ulët, kështu  mundësitë për përmbytje në zonat e NënShkodrës janë të pakta.

Siç shihet nga pamjet, pemët janë rrëzuar duke rënë mbi makinat e parkuara anë rrugës, për pasojë ato i janë shkatërruar plotësisht.

Sipas tyre, pemët nuk janë krasitur dhe kujdesi për to ka munguar që prej dy vitesh.

“Jemi në prag të dimrit, filluan erërat stuhitë. Këta filluan krasitjen sot. Nëse këto pemë nuk krasiten këtu është rrezik i madh se kalojnë makinat, njerëzit. Këto kanë dy vjet që s’janë krasitur. Edhe ndriçimi nuk shihet nga pemët. Nëse do të krasiten, ndriçimi nuk do mungojë edhe aksidente nuk do ketë”, shprehet banori.

Moti i keq/ Erërat e forta shkulin pemët, shkatërrohen disa

Back to top button
LAJMET E FUNDIT